Dy javë pas publikimit, Diablo Immortal e Blizzard ka fituar rreth 24 milionë dollarë, sipas Appmagic.
Në një vlerësim që ndau me GameDev Reports, firma analitike tha se loja pa pagesë u shkarkua pothuajse 8.5 milionë herë gjatë të njëjtit afat kohor, me 26 për qind të shkarkimeve me origjinë nga SHBA.
Pjesa më e madhe e të ardhurave të Blizzard nga Diablo Immortal ka ardhur gjithashtu nga Amerika, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim bëhet e ditur se lojtarët amerikanë kontribuuan me rreth 43 për qind të të gjitha fitimeve të lojës.
Për të theksuar suksesin financiar të lojës së re, mjafton të thuhet se loja e dytë e Blizzard, Hearthstone, fitoi rreth 5 milionë dollarë në maj. /Telegrafi/