Telegrafi

Për dy ditë ndërpritet komunikacioni në magjistralen Shkup-Prishtinë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë njoftojnë opinionin se do të ketë ndërprerje të komunikacionit në magjistralen Shkup-Prishtinë, konkretisht në anën kosovare në Kaçanik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të kryerjes së punimeve në magjistralen Shkup-Prishtinë, konkretisht në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik do të ketë ndërprerje të komunikacionit nga të dyja anët nga dita e enjte në orën 9:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 17:00 deri në orën 08:12. Ndërprerje të komunikacionit do të ketë edhe ditën e premte nga ora 07:00 deri në orën 17:00./Telegrafi/