Telegrafi

Për dy dekada qëndroi i mbyllur në shtëpi për shkak të mbipeshës, tajlandezi ka ngrënë pa kontroll akullore dhe ushqim deti – fitoi 317 kilogramë (Foto)

Një burrë në Tajlandë që peshon 317 kilogramë, është shpëtuar nga shtëpia e tij e drurit për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor, pasi për plot dy dekada kishte mbetur i ngujuar në shtëpi për shkak të mbipeshës dhe nuk mund të ecte.

Thongchai Jamjang, 26-vjeç, kishte filluar të shtojë në peshë qysh kur ishte 8-vjeç, pasi hante pa kontroll akullore dhe ushqime deti dhe jetonte në Prachuap Khiri Khan në pjesën jugore të Tajlandës, transmeton Telegrafi.

Nëna e tij nuk besonte se kishte ndonjë problem, derisa e kuptoi se ai po ka probleme me frymëmarrje gjatë muajve të fundit dhe kishte humbur apetitin. Por, dje ekipet emergjente intervenuan dhe e gjetën në shtëpinë e drurit të zhveshur.

Ekipet e zjarrfikësve ndihmuan ta transportojnë Thongchai nga shtëpia e tij për në spital për shkak të mbipeshës. Ata e kishin mbuluar me batanije dhe i kishin vënë tubat që ndihmonin të ketë frymëmarrje më të lehtë.

Një prej punonjësve të ekipit të shpëtimit Phukit Phokawat, ka thënë se ky burrë ishte “në një krizë të rëndë shëndetësore”.

“Ai kishte probleme me frymëmarrje, duke bërë kështu gjaku të qarkullonte më ngadalë. E gjitha çfarë mundëm të bënim në ato momente është t’i venim tubat e oksigjenit dhe më pas ta transferojmë në spital”, ka shtuar ai.

Ndërkaq të afërmit e tij kanë pranuar se, pasi që Jamjang e ka shtëpinë afër detit ka pasur “qasje” në ushqim të detit dhe pa kontroll hante ëmbëlsira. /Telegrafi/