Caroline Hirt nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, ka qenë shumë e lumtur që në ditën e parë të kopshtit, ka veshur fustanin që i përkiste stërgjyshes së saj.
Martha Esch ka pasur këtë veshje, kur ka shkuar në ditën e parë në kopsht më 1950, ndërsa të njëjtin fustan ia ka veshur edhe të bijës, transmeton Telegrafi.
Ajo e ka përcjellë te mbesa shumë vite më vonë, që e ka bërë si traditë për ta bartur në tri gjeneratat e reja që pasuan.
Për shtatë dekada, kjo rrobë verore është veshur nga 19 trashëgimtare, në shtatë shtete të ndryshme.
“E kemi një traditë të krijuar spontanisht, që na është bërë shumë e vlefshme. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për veprim të njëjtë”, ka thënë nëna e Hirt lidhur me rastin.
Fustanin që e konsiderojnë edhe si fatsjellës, ata do t’ia veshin edhe tri vajzave që janë nën katër vjet dhe fillojnë kopshtin viteve që vijnë. /Telegrafi/