Më 7 mars ditën e sotme (e diel) kudo në trojet shqiptare festohet Dita e Mësuesit.
Dhe në këtë datë speciale urimet dhe falënderimet nuk munguan as nga të famshmit, kundrejt mësuesve të tyre.
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Manjola Nallbani, ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit shpreh mirënjohje për të gjithë ata që i kanë dhuruar dije e po ashtu edhe për energjinë që ka marrë si mësimdhënëse.
“Gëzuar festën të gjithë njerëzve të nderuar që na kanë dhënë dije nga klasa e parë e deri në fund të shkollimit. Jam e bekuar po ashtu që prej shumë vitesh mund të jap gjithë dijet e eksperiencën e jetës sime për studentët”.
“Po aq e bukuar ndihem që kam marrë nga energjia e dashuria e tyre emocione e momente që më kanë zbukuruar ditët. Kujtime me pedagogë e student në vite. Më vjen keq që nuk kam fotografi më shumë prej studenteve që i kam në zemër gjithashtu”, kanë qenë fjalët e saj krahas postimit.
Gezuar festen te gjithe njerezve te nderuar qe na kane dhene dije nga klasa e pare e deri ne fund te shkollimit?Jam e…
Posted by Manjola Nallbani on Sunday, March 7, 2021
7 Marsi – Dita e Mësuesit na përkujton gjithashtu ditën kur më 1887 u hap mësonjëtorja kombëtare shqipe nën drejtimin e Pandeli Sotirit. /Telegrafi/