Telegrafi

Për ditëlindjen e presidentit Mugabe, tortë që peshon sa vitet e tij

Torta që peshon 92 kilogram, do të jetë në mesin e shumë gjërave që do të shërbehen në ahengun, ku janë të ftuar shumë njerëz të lartë shtetëror.

“Faleminderit Bob, për zërin që po na japë, që të dëgjohemi”, janë sloganet që janë vendosur në billborde, nëpër kryeqytetin Harare, transmeton telegrafi.

Mirëpo, derisa presidenti feston në mënyrë luksoze, në vend do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit.

Rreth tre milionë njerëz, do të kenë ndërprerje të rrymës dhe ujit gjatë ditës, sepse do të kursehen për nevoja të ahengut. /Telegrafi/