Një striptizer ishte ftuar në shtëpinë e pleqve në Durham të Karolinës së Veriut, për t’i dhuruar “një vallëzim të paharruar” një gruaje që po festonte 102-vjetorin e lindjes.
“Temperaturat u ngritën” në shtëpinë e pleqve, pasi Monica Ruddick pati disa kërkesa të pazakontë për ditëlindjen e saj, transmeton Telegrafi.
Ajo kishte dy dëshira – të vizitojë një kishë dhe një striptizer t’i dhurojë vallëzimin e paharruar.
Stafi i shtëpisë së pleqve organizuan një aheng për Monican dhe i siguruan një tortë gjigante.
Ishte striptizeri Adam Price që doli vullnetar për t’ia plotësuar dëshirën gruas së moshuar, pasi në këtë shtëpi të pleqve punon gruaja e tij.
Monica nga Wolsingham në Durham, kishte bërë jetë të jashtëzakonshme – duke punuar në bufe gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/