Site icon Telegrafi

Për ditë të tëra priti për një shtrat të lirë në kujdesin intensiv, burri nga Rumania ndërron jetë nga COVID-19

Një burrë nga Rumania i cili dhjetë ditë më parë u diagnostifikua me COVID-19, ka ndërruar jetë sot në spitalin Devi, ka bërë të ditur e bija e tij përmes profilit në Facebook.

Toma Avrigean, 67-vjeç, për disa ditë kishte pritur për një shtrat të lirë në repartin e kujdesit intensiv, kurse familja ishte munduar ta ndihmojë duke i telefonuar disa spitaleve tjera në Rumani, me shpresën se do të arrijnë t’i sigurojnë një shtrat në repartin e kujdesit intensiv me pajisjet e nevojshme, transmeton Telegrafi.

Ai kishte rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit të cilin e bëri në fillim të nëntorit. E kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, është hospitalizuar në Orashti, e nga atje ka shkruar një porosi në Facebook, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen dhe të respektojnë masat anti-COVID.

Kujtojmë që në Ruani sot janë regjistruar 10.142 raste të reja me COVID-19, e si pasojë e këtij infeksioni kanë humbur jetën 121 persona. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version