Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo u dha mundësinë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave më pas ajo do t’u përgjigjej.
Njëra ndër pyetjet prej fansave kishte të bënte me tradhtinë, duke e pyetur modelen Mevlani nëse duhet apo jo falur tradhtia.
Megjithëse për shumicën e njerëzve tradhtia është e pafalshme, Armina duket se mendon se ekziston në raste të caktuara një mundësi e dytë.
“Mendoj jeta dhe njeriu është shumë kompleks, tradhëtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha dhe do flisja me partnerin për të kuptuar “përsenë” dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur”, shkruan ajo.
Kujtojmë që bukuroshja e njohur është e fejuar me djalin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit shqiptar, Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. /Telegrafi/