Një burrë nga Gloucester i Anglisë, i ka lidhur qentë për veture dhe ka vozitur kështu për disa kilometra.
Nuk dihet identiteti i shoferit që ka lëvizur në shpejtësi të konsiderueshme, duke rrezikuar në çdo moment jetën e kafshëve, transmeton Telegrafi.
Një dëshmitar që i ka bërë edhe fotografitë, ka thënë se ai kishte në makinë edhe dy fëmijë, ndërsa gjatë tërë kohës iu bërtiste qenve që të lëvizin shpejtë dhe të jenë të kujdesshëm.
“Ishte e frikshme të shikohej, sepse këmbët e qenve mund të hynin shumë lehtë nën rrotë” ka thënë burri që i ka publikuar fotografitë.
Policia është vënë në kërkim të këtij njeriu, që i rrezikoi kafshët nga shtypja e makinës, në një rrugë ku kishte plotë trafik. /Telegrafi/