Grimcat e shkëlqimit të lartë janë pjesë e pashmangshme e kozmetikës verore
Këtë nuancë duhet ta bartim edhe kur përgatitemi për stinën e ardhshme, sepse në këtë mënyrë fytyrës i japim një dukje të nxirë, sikur sapo kemi ardhur nga deti.
Nuancat e bronzta dhe të arta janë pjesë e grimit për gjithë vitin, është me rëndësi t’i përshtatet nuanca fytyrës, transmeton Telegrafi.
Derisa fytyra është ende e nxirë nga dielli, merren parasysh edhe nuanca më të forta të përkrahura me efekte të sedefta.
Gisele është njëra ndër ato të cilat shpesh ka praktikuar formula të shkëlqyera grimi.
Për forcim vizual zgjidhni nuancat e kafenjta të hijesimit të cilat në fytyrë do të krijojnë një harmoni.
Për fokusim të faqeve zgjidhni tone të forta, të arta atraktive.
Me theksim më të fortë të vetullave, do të duket shkëlqyeshëm grimi i lehtë.
/Telegrafi/