Telegrafi

Për dhunën në Kuvend, Prokuroria ka urdhëruar të arrestohen 15 persona

Prokuroria Themelore Publike sipas informacioneve të 24Vesti ka urdhëruar MPB-në që të arrestohen 15 persona që janë njohur tashmë nga hetuesit e dhunës në Kuvend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë me identifikim nëpërmjet fotografive dhe video-inçizimeve të mbledhura nga organet e hetuesisë.

Operacioni i gjetjes së protestuesve të dhunshëm duhet të fillojë që këto momente. /Telegrafi/