Dhoma e ndenjes është një nga dhomat më të rëndësishme në shtëpi kur bëhet fjalë për dekorimin
Në të, familjet zakonisht e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi pas kuzhinës, transmeton Telegrafi.
Dekorimi i dhomës së ndenjes
Nëse doni të siguroheni që dhoma juaj e ndenjes të duket e mrekullueshme, mund të ndiqni disa rregulla.
Mobiliet
Zgjidhni një artikull që do të jetë i cilësisë më të lartë dhe më mbresëlënëse dhe ndërtoni një hapësirë rreth tij. Mund të jetë, për shembull, një kolltuk ose një kanape. Një nga pikat më pak të rëndësishme për të filluar është çështja e ngjyrës së dhomës. Ngjyra është gjithmonë e lehtë për ta gjetur dhe ju lehtë mund ta ndryshoni atë.
Radhitja e dhomave
Sipas zakoneve të mëparshme, ne gjithmonë i shtyjmë të gjitha mobiliet pranë mureve. Mobiliet e larguara krijojnë një mjedis më të këndshëm dhe intim.
Aksesorët e dhomës së ndenjes
Tepihët, jastëkët, pikturat dhe fotografitë krijojnë tone dhe japin një “shpirt” të thjeshtë. Sa u përket tepihëve, kini kujdes të mos zgjidhni shumë të vegjël. Ky është gabimi i parë kur i dekoroni dhomat e ndenjes. Zgjidhni tepihët në mënyrë që të gjitha pjesët e mobilieve (si p.sh. kanapeja) të përshtaten në tepihun.
Jastëkët
Mos e teproni me jastëkët. Janë një stoli e shkëlqyeshme, por jo nëse çdo herë që dikush dëshiron të ulet mbi kanape, duhet t’i largojë ata.
Arti
Kur vendosni piktura, shmangni gabimin më të zakonshëm – vendosjen e pikturës shumë lart. Vendosini ato në nivelin e syve.
Ndriçimi i dhomës
Është më mirë të zgjidhni një kombinim. Kombinoni llambat e tavolinës, llambat e dyshemesë dhe dritat klasike të tavanit.
/Telegrafi/