Vlera e investimeve të përgjithshme bruto në Maqedoni nga viti 2005 e deri në fund të vitit 2014 kapin shifrën prej 123 miliardë e 115 milion denarë, apo rreth 2 miliardë euro. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për periudhë nëntëvjeçare, më shumë investime, edhe atë prej 73%, janë kryer nga sektori privat, ndërsa 23% janë investime nga sektori publik, gjegjësisht në pronësi shtetërore investimet për 9 vite kanë shënuar rritje nominale prej 162%, kurse investimet në pronësi private shënojnë rritje nominale prej 90%.
Shikuar sipas strukturës teknike të investimeve pjesëmarrje më të madhe kanë punimet ndërtimore me 62.7%, blerje të makinerisë dhe pajisjeve makinerike me 30.6%, ndërsa sipas sektorëve, më shumë investime ka pasur në sektorin e ndërtimtarisë me 37.8%, ndërkaq sektori i minierave, industrisë përpunuese, furnizimi me energji elektrike, gaz, ujë dhe mbeturina merë pjesë me 23.5%./Telegrafi/