Gruaja e njohur vetëm si Zeng, ishte dënuar nga Gjykata me burg të përjetshëm, për një rast të rëndë të korrupsionit.
Kur kuptoi për dënimin, ajo mbeti shtatzënë dhe Gjyqi e liroi me kusht, transmeton Telegrafi.
Sipas ligjeve në Kinë, gratë lirohen nga vuajtja e burgut, kur janë shtatzënë dhe derisa të marrin vetën nga lindja.
Këtë zbrazëtirë të ligjit, Zeng e ka shfrytëzuar 14 herë brenda një dekade.
Ajo nuk ka lindur asnjëherë, duke kryer aborte në kohë të ndryshme të shtatzënësisë.
Byroja e Drejtësisë ka vendosur që tash të burgos 39-vjeçaren dhe ajo të vuajë dënimin. /Telegrafi/