Telegrafi

Për dhjetë muaj në Gjinekologji 8115 lindje

Nga janari i këtij viti e deri tani, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer 8.115 lindje, 30 % e tyre janë me prerje cezariane.

Ndërsa janë realizuar 4.645 operacione. Këto të dhëna u prezantuan nga drejtoresha e kësaj klinike dr. Myrvete Paçarada, gjatë një takimi që pati me UD. Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.

Dr. Sejdiu, falënderoi drejtoreshën për punën dhe angazhimin e treguar, ndërkohë që i ofroi përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për këtë klinikë.

UD. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, mori pjesë edhe në takimin e rregullt të pasdites me kolegjiumin profesional të kësaj klinike, ku u njoftua për së afërmi nga mjekët për punën, sfidat dhe të arriturat e kësaj klinike.

Dr. Sejdiu u tha të pranishmëve në kolegjium se do ta keni mbështetjen e plotë nga ana ime si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, si me furnizim me barna dhe material shpenzues po ashtu edhe me gjëra tjera të nevojshme për realizimin e punëve të këtë klinikë.

Klinika e Gjinekologjisë ka gjithsej 286 punëtorë, prej tyre 42 specialistë dhe 49 specializantë, të cilët punojnë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.