Kim Moo-sung që është politikan i njohur në Korenë e Jugut, po komentohet për mënyrën si ka hyrë në aeroportin e Seulit dhe formën si largoi valixhen.
Sikur të mos ishte e tija, ai e ka shtyrë valixhen te punonjësi, derisa vet ka mbajtur kokën lartë dhe paraqitej serioz para gazetarëve që e prisnin, transmeton Telegrafi.
“Është sjellje tipike e politikanit që kujdeset vetëm për veten, mendjemadh dhe i pasjellshëm”, është një koment lidhur me rastin.
Por, të tjerë po mendojnë se është një veprim me të cilin deshi të tregonte anën sportive dhe jo prezantimin me të cilin shfaqet gjithmonë. /Telegrafi/
https://youtu.be/tr5mAPtx8fg