Reperi nga Gjilani, Fero, i cili është shkëputur prej disa vitesh nga labeli “ON Records” së fundmi ka hedhur disa akuza kundrejt menaxhmentit të tij.
Në një bisedë të drejtpërdrejtë me fansat në rrjete sociale, ai ka treguar se janë blerë klikime nga grupi gjatë kohës që ishte pjesë e tyre.
Përveç menaxherit, Met Elshanit, një reagim lidhur me këtë së fundmi e kanë bërë producentët, Zzap dhe Chriss, të cilët qëndrojnë prapa shumë hiteve si të Kidës, Mozzik, Getinjos, etj.
“Kush të ka faj që nuk di me e realize një hit. A pe din qysh. A pe din qysh. Bëje hitin të ndez ta dëgjojnë shqiptarët anë e mbanë edhe e shikon se si ecin klikimet. Bukëshkelës. Sa posht ke rënë nuk po të shikoj fare”, ka shkruar Chris Lekaj.
Në anën tjetër, Zap bëri postimin e njëjtë me të Metit ku demanton çdo gjë me atë që tha Fero.
Kjo nuk është hera e parë që hidhen akuza të rënda ndaj labelit “ON Records”, pasi Mozzik dhe Getinjo po ashtu kishin probleme në momentin e largimit të tyre.
Fero gjithashtu shtoi se të gjithë artistët e tjerë blejnë klikime, meqenëse për një kohë të shkurtër arrijnë shifra të larta në YouTube. /Telegrafi/