Telegrafi

Për dallim prej Genc Prelvukajt që hesht, Eni Koçi tregon se dikush ia ka rrëmbyer zemrën (Foto)

Eni Koçi ka disa ditë që po përfolet rreth një lidhje me Genc Prelvukaj.

Ky i fundit në një prononcim për Telegrafin nuk e ka mohuar, as pohuar lidhjen me bukuroshen shqiptare duke e zgjedhur heshtjen.

Por, për dallim prej Gencit, këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se dikush ia ka rrëmbyer zemrën, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa tregon se zemra saj i takon dikujt, por thotë se është beqare pasi që dëshiron që njerëzit të mendojnë ashtu.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj nuk flet rreth lidhjes me Eni Koçin

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse lidhja e tyre është e vërtetë apo mbetet në suaza të thashethemeve. /Telegrafi/