Gazetari Aleksandar Çomovski në emisionin ‘200’ të Alsat M i ka relativizuar thirrjet për dhunë dhe gjuhën e urrejtjes me përmbajtje ‘Kletite shiptari’ (preni shqiptarët) duke i krahasuar ato me hedhjen e ngjyrës në institucionet publike gjatë protestave të ‘Revolucionit Laraman’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Çomovskit, njëjtë do të turpërohen edhe ‘laramanët’ edhe ata që kanë kënduar ‘shqiptarët famëkeq’!
Televizioni në profilin e saj në Facebook ka publikuar një pjesë nga emisioni e cila do emetohet në tërësi në ora 22:30. Në panel diskutimi ishin edhe Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkut dhe Imer Selmani, ish zëvendëskryeministër. /Telegrafi/