Antonio Cassano duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga Evropa.
Edhe pse flitej se sulmuesi italian do t’i bashkohej kampionatit kinez, ai e ka mohuar një gjë të tillë.
Në fakt Cassano është duke tentuar ta prishë kontratën e tij me Sampdorian ku do të mbetet futbollist i lirë.
“Unë jam duke biseduar me Sampdorian për të ndërprerë kontratën”.
“Jam mirë tani dhe do të pres të shoh se çfarë do të ndodh në të ardhmen, ende nuk kam plane”.
“Do të transferoheni në Kinë? “Për çka të shkoj në Kinë? Nuk e kam ndërmend një gjë të tillë, dua të jem rehat me fëmijët e mijë”, deklaroi Cassano. /Telegrafi/