Site icon Telegrafi

Për çka do të shfrytëzohen paratë e marra nga Euro-obligacioni? Flasin ekspertët (Video)

Qeveria zgjodhi në mënyrë taktike periudhën për tërheqjen e parave të euro-obligacionit, sepse në të kundërtën, Qeveria kalimtare do të bënte probleme në lidhje me këtë, deklaroi analisti ekonomik, Vlladimir Petrovski. Sipas tij, OBRM-PDUKM-ja nuk ka guxim të shkojë në zgjedhje pa shumë para në xhep.

“Ata gjithashtu e dinin se do të arrihej marrëveshje e re në Përzhinë. E dinin se do t’u mbetet vetëm muaji gusht, sepse prej 1 shtatorit, mund të ketë qeveri kalimtare, ku LSDM-ja do të ketë zëvendësministër shtesë të financave, i cili mund të bllokojë, kurse më 11 dhjetor nëse ka zgjedhje, nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të marrë hua. Kurse, ata pa xhepa të mbushur plotë nuk mund ta paramendojnë të shkojnë në zgjedhje”, u shpreh Vlladimir Petreski për tv21, analist ekonomik.

Petreski tha se me këtë ritëm të huamarrjes, vendi ka hyrë në një zonë të rrezikshme, njëjtë si Greqia dhe se kur do të arrijë borxhi në 80 përqind të bruto prodhimit vendor, Maqedonia do të jetë para bankrotit.

Ndryshe, përmes një kumtese kanë reaguar edhe nga LSDM-ja, ku i bëjnë thirrje partisë në pushtet t’i anulojë ankandet e mbetura për huamarrje nga kreditorët vendas. Ndërsa, nga OBRM-PDUKM-ja thonë se LSDM-ja vazhdon ta defokusojë opinionin duke i akuzuar ata për krim financiar.

Ministria e Financave sot ka kthyer 18,3 milionë euro në ekonomi në bazë të bonove shtetërore për shlyerjen borxheve. Kurse në ankandin e djeshëm, Ministria e Financave ka tërhequr dy herë më pak para, gjegjësisht, 9,2 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version