Zvicra është e njohur për neutralitetin global, shkallën e vogël të papunësisë dhe ekonominë e fortë. Ndonëse vend jo shumë i madh, qytetarët zviceranë kanë fituar më shumë çmime Nobel sesa thuajse çdo shtet tjetër për kokë banori.
Bazuar në atribute të cilat përfshijnë lumturinë, edukimin, ndikimin, mundësinë ekonomike, dhe shumë gjëra tjera, Zvicra ka arritur të shpallet si shteti më i mirë në botë dy herë radhazi.
Duke u bazuar në këto fakte, sigurisht që keni menduar që populli Zviceran kanë koston e jetës të shtrenjtë dhe njëkohësisht kanë edhe përfitime të mira, por, krahas këtyre përfitimeve, a e dini që përafërsisht çdo i treti person në Zvicër ka një kredi personale?
Cila është njëra nga arsyejet më të forta që kjo ndodh dhe cila është ajo?
Ne ueb-faqen moneyland.ch mund ta gjejmë një pyetësor, në të cilin janë anketuar përreth 1500 persona, dhe nga ky studim shohim se 85% e të anketuarve kanë marrë kredi për të paktën një herë, kurse 15% kanë marrë kredi së paku dy e më shumë herë.
Përqindja e popullësisë ndahet në:
44% e Qytetarëve Zviceran kanë marrë kredi për Financime të veturave.
30% kredi për vështirësitë financiare.
26% kredi për shpenzimet e njëpasnjëshme, të tilla si trajtimi dentar dhe dekorimi i brendshëm.
Grupmosha e re 18-25 vjeç, marrin kredi personale për këto arsye:
34% Kredi për vetura,
33% Kredi për udhëtime-pushime
Për më tepër, shpesh si arsye për të marrë një kredi është:
24% Kredi për Shlyerjen e borxheve
21% Kredi për Elektronikë
20% Kredi për Renovimin e shtëpisë ose Banesës
18% Taksat, tatimet e ndryshme, si ato të jetesës
17% Kredi për shkollim ose studim
Po ashtu një nga institucionet financiare më të mirënjohura në Zvicër, me seli në Zurich, ka një platforme dixhitale dhe inovative, ka hapur dyert e financimit që nga viti 2014. Platforma e aplikimit online e bob.ch ka ndërtuar një imazh të fortë si bankë e besueshme, transparente dhe e shpejtë. Aplikimi juaj për kredi është I lehtë dhe I thjeshtë dhe mund të bëhet nga komfori i shtëpisë për më pak se 10 minuta.
bob.ch ofron kredi për vetura, për shlyerjen e borxheve, për rinovimin e shtëpisë, për pushime, për pajisje elektronike etj.
Po ashtu, shuma maksimale që bob ofron është 80 000 CHF
me kohëzgjatje deri 120 muaj, pra 10 vite.
Ky institucion financiar, bob Finance AG, po ashtu flet gjuhën shqipe, dhe ofron të gjitha këto shërbime për ata që dëshirojnë të aplikojnë për kredi personale, me përqindje të vogël, me normë efektive në vit e cila fillon nga 4.9% në vit.
bob do të ua japë kredinë vetëm nëse situata juaj financiare e lejon atë, andaj ata që japin kredi sikur bob, marrin një përgjegjësi te madhe. Jo vetëm për kompaninë, por edhe për kredi-marrësin, andaj huazimi i kredive që tejkalojnë kuadrin financiar të huamarrësit është I papërgjegjshëm dhe i ndaluar. Nëse ju i keni përmbushur kriteret, ju do të merrni një pako të marrëveshjes së shkëlqyer, dhe me përgjegjësi.
bob ka për qëllim ekskluzivisht klientët të cilët mund të paguajnë këstet e tyre në kohë dhe pa pengesa.
bob Financë vepron me përgjegjësi ndaj shoqërisë, biznesit dhe politikës – për mbrojtjen e klientëve tanë dhe kompanisë sonë. Nëse gjendja juaj financiare ka ndryshuar pas huazimit, na kontaktoni sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të gjejmë së bashku një zgjidhje.
Ndër të tjera, me këto norma interesi të ulëta dhe të favorshme, bob.ch është ‘magjistari’ juaj. /Telegrafi/