Dafina Dauti dhe Besa Gashi kanë zbuluar sekrete nga jeta e tyre private.
Në rubrikën “Pa marre” këtë javë të ftuara ishin dy shoqet e po ashtu mjaft njohura në publik, këngëtarja, Dafina Dauti dhe ish miss Kosova, Besa Gashi.
Ato, u përgjigjen në shumë pyetje, teksa konfirmuan se ka pasur gjëra për të cilat kanë sakrifikuar e po ashtu ka pasur edhe ngjarje për të cilat janë penduar.
Besa konfirmoi se ishte dashuruar në shikim të parë, teksa Dafina Dauti mohoi këtë. Bukuroshet thanë se shoqërinë e kanë “pa interes”.
Teksa “Po” thanë dyjat edhe për frikën për të qenë të vetmuara, pra gjithmonë duan të jenë në shoqëri të dikujt. /Telegrafi/