Prodhimet teknike, teknika e bardhë dhe prodhimet për shtëpi janë prodhimet më të përfaqësuara për të cilat ankohen konsumatorët.
Të dhënat e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë tregojnë se te prodhimet teknike, më të pranishme janë dëmtimet e telefonave celularë dhe televizorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konsumatorët ankohen edhe për dëmtime të maqinave të larjes, invertorëve dhe ftohësve. Moblijet janë prodhim për të cilat gjithashtu qytetarët ankohen shumë.
Të dhënat për vitin e kaluar tregojnë se konsumatorët ankohen për lëshime, prodhime të padërguara, kërkim informatash, etj.
Turizmi është gjithashtu sferë që përfshihet në ankesa, sidomos për humbje të valixheve gjatë transfereve me autobus.
Sa u përket shërbimeve publike, telekomunikacioni, rryma dhe ngrohja, janë shërbimet për të cilat ka më tepër ankesa, për faturat.
Në lidhje me këshillat e posaçme, ankesa ka për sigurimet. Ankesat për ushqim dhe strehim kanë rënë, ndërkaq nuk mungojnë ankesat për kreditë, normat e interesit dhe shpenzimet për noterizim./Telegrafi/