Site icon Telegrafi

Për Çiljetën koha ec shpejt, ndaj dhe e shijon jetën në çdo moment (Foto)

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë ajo është shpesh aktive në rrjetet sociale, dhe zë vend në media me imazhet e ndryshme provokuese që publikon.

Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me djalin e saj Fernandon, para disa viteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Çiljeta Xhilaga

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja ka treguar se për të koha ka fluturuar aq shpejt, ndaj dhe ju sygjeron që ta shijoni çdo moment të jetës.

“Koha po shkon shumë shpejt, kjo është arsyeja pse duhet ta shijoni çdo moment të jetës suaj”, shkruan Xhilaga në mbishkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version