Site icon Telegrafi

Për cilin ekip shqiptar bën tifo Blerim Destani? (Foto)

Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani, tash e një kohë nuk është parë shumë i angazhuar në projekte filmike. Ai jeton në Dubai dhe bën një jetë mjaft luksoze, të cilën nuk heziton ta reflektojë edhe në rrjetet sociale.

Edhe pse jeton larg, Blerimi vjen herë pas here edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, vendi prej të cilit ka edhe prejardhjen.

Lexo po ashtu Blerim Destani reklamon orën e re, çmimi i saj do t’ju shokojë (Foto)

Së fundmi Blerimi ndodhej në Belgjikë, për t’i dhënë përkrahjen ekipit të tij të zemrës, e që është “Shkëndija” e Tetovës.

Ai ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet i mbështjellë me flamurin kombëtar, e ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Suksese Shkëndija”. /Telegrafi/

Exit mobile version