Ardhja dhe ikja kaq e shpejtë e ekspertit Ericcson, i cili u përfol shumë gjatë këtyre ditëve, ka hapur dilema të shumëta dhe ka nxitur shpekulime rreth sistemit të përgjimit në DSK, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për të patur një përshkrim të saktë të këtij sistemi, Nova TV ka biseduar me ekspertë në MPB, të cilët kanë sqaruar se për çfarë pajisje përgjimi bëhet fjalë.
Sipas këtyre ekspertëve, ky mjet paraqet një lidhje në mes të pajisjes së përgjimit dhe operatorit telefonik, ndërkaq përgjimi bëhet duke u lidhur me operatorin telefonik. Në këtë mjet nuk ka biseda, por vetëm të dhëna që tregojnë se cilat numra janë përgjuar dhe në cilën kohë.
Ka gjasa që në këtë mjet të ketë edhe të dhëna të regjistruara par vitit 2015, pasi që, sipas burimeve në MPB, është blerë më herët se sa që përmendet, pra i ruan të dhënat që nga vitit 2008 e deri në ditën e sotme. Edhe pse pajisja është prishur në vitin 2013, mjeti përbërës i pajisjes së përgjimit i ruan të dhënat e mëhershme.
PSP-ja ka nevojë për të dhënat e këtij mjeti, pasi që do të dihet se kush dhe sa numra janë inçizuar, por edhe nëse të dhënat përputhen me urdhrat gjyqësor për përgjimin e numrave. Nëse numri është më i madh, atëherë paraqet një problem të ri./Telegrafi/