Ato janë të pasura me proteina, duke u bërë një zëvendësues shumë i mirë për mishin në rrethin e vegjetarianëve.
Duke qenë se përmbajnë dhe fibra, kjo gjë ju ndihmon të ndjeheni të plotë me energji.
Fasulet e zeza kanë një sasi të vogël acidi yndyror Omega 3, që përmirësojnë shëndetin e zemrës.
“Fasulet e zeza janë të pasura me antioksidantin “antocianin” – i njëjti që ndodhet tek boronica. Studimet tregojnë që sa më më e errët të jetë fasulja, aq më e lartë është sasia e antioksidantit” – thotë Sharon Palmen, autori i librit “The Plant-Powered Diet”.
Ju mund t’i shtoni fasulet e zeza edhe në sallatat e përgatitura.