Telegrafi

Për çfarë do të shërbejë godina 20 km e lartë

Plani për “ashensorin hapësinor” është aprovuar nga zyra e patentave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila i ka dhënë të drejtën një firme kanadeze për ndërtimin e tij.

Projekti për ndërtimin e ndërtesës 20 kilometra e lartë, i takon Thoth Technology që planifikon ndërtimin e një godine që do të jetë 20 herë më shumë se ndërtesa më e lartë se Burj Khalifa e Dubait, që mban sot vendin e parë si ndërtesa më e lartë. Kulla në Dubai ka një gjatësi prej 830 metrash.

Kjo ndërtesë nuk është si gjithë të tjerat, por është një platformë që do të shërbejë si një stacion për ngjitjen dhe zbritjen e astronautëve.

Thoth Technology po studion mundësinë që platforma të shërbejë edhe si një stacion furnizimi për astronautët dhe anijet hapësinore.

Shpikësi i ashensorit hapësinor, Brendan Quine thotë se anijet kozmike mund të nisen nga kjo platformë në 20 kilometra lartësi përmes një faze të vetme, duke reduktuar me 30 % karburantit që nevojitet me fluturimet aktuale.