Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, njëherësh edhe ministër i Diasporës u ka bërë thirrje opozitës dhe opozitës të dialogojnë për zgjidhjen e krizës politike.
Ai ka thënë se mungesa e komunikimit në mes të forcave politike është shumë e dëmshme për vendin.
Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Murati ka thënë se fjalën e fundit për demarkacionin duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës.
Ai ka kërkuar nga partitë politike që kontributin e tyre ta japin në Kuvend dhe të mos përpiqen të fitojnë politikisht nga ky proces.
Kurse, sa i përket paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në vendin tonë, Murati ka thënë se Kosova duhet ta ndalojë mbajtjen e tyre për aq kohë se Serbia nuk ndërron qasje. /Telegrafi/