Telegrafi

Për çështjen e të zhdukurve duhet të bashkohen të gjitha forcat politike

Surroi ka theksuar se çështja e të zhdukurve është parakusht i ndërtimit të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk mund të ndërtohet paqja në Kosovë dhe nuk mund të ndërtohet paqja në mes Kosovës dhe Serbisë përderisa nuk ta kemi të zbardhur fatin e qytetarëve tanë, jo vetëm kthimin e kufomave por edhe zbardhje e të vërtetës. Ajo çka nuk mund të tolerojmë është që çështja e të zhdukurve të kalojë në haresë. Ky është një borxh kolektiv sepse të zhdukurit e këtij vendi nuk janë vetëm familjarët tuaj por janë edh bashkëvendësit tonë. Çdo rrëfim për familjarët tuaj është rrëfim I historisë së Kosovës” ka shuar Surroi.

Në anën tjetër Nysrete Kumnova ka lavdëruar punën e Grupit parlamentar ORA dhe angazhimet e kryetarit të ORA-s në çështjen e të zhdukurve. Ajo ka kërkuar që ky angazhim të intensifikohet në mënyrë që çështja e të zhdukurve të përmbyllet.

Surroi ka theksuar se çështja e të zhdukurve duhet të jetë çështje rreth së cilës bashkohen të gjitha forcat politike. “Çështja e të zhdukurve është një çështje e cila kërkon bashkërendimi dhe bashkëveprimi të të gjithë neve”.