Tyler, The Creator e ka anuluar koncertin që duhej të mbahej në Londër për shkak të mungesës së sigurisë dhe për këtë e ka akuzuar policinë.
“Policët e anuluan, shkoni në shtëpi, u përpoqa…”, kishte shkruar muzikanti në Twitter dhjetë minuta para kohës së caktuar për fillimin e koncertit.
Më vonë ai ka shkruar se kishte dashur të interpretonte edhe këngë të reja dhe të shkaktonte ‘tërmet’, porse gjithçka u anulua nga autoritetet.
Tyler, the Creator shut down Peckham and authorities have forced him to cancel his pop-up event.
🎥 @tobyyyy69 https://t.co/DDcOkIe8oG
— Complex UK (@complex_uk) May 18, 2019
Mirëpo, në një prononcim për Metro.co.uk, zëdhënësi i policisë ka thënë se autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për anulimin e koncertit, vetëm se janë njoftuar nga organizatorët se koncerti është anuluar.
Nga ana tjetër, në një njoftim të policisë së Southwarkut thuhet se koncerti ishte anuluar për shkak të mbipopullimit në vendin ku është dashur të mbahej evenimenti.
“Asnjë krim, lëndim apo arrestim nuk është raportuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të ndihmuar që turma të shpërndahet në mënyrë të sigurt”, thuhej mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/