Ne kollitemi kur kemi një pengesë në pasazhet e ajrit siç është një objekt i huaj (pluhur, ushqim, etj) ose mukus. Me fjalë të tjera, kollitja është një mënyrë e trupit për të dëbuar diçka nga rrugët e ajrit që mund të pengojë frymëmarrjen
Megjithatë, ju mund të keni vërejtur që ju zë kolla edhe kur pastroni veshin me një tampon pambuku. Nëse pyesni veten pse ndodh një gjë e tillë, vazhdoni të lexoni më poshtë.
Ka të bëjë me gypin e Eustakut
Gypi i Eustakut një pasazh i ngushtë i cili kalon nga veshi i mesëm në faring, është një zgavër që lidh pjesën e pasme të hundës dhe gojën me ezofagun.
Sipas eskpertëve, gypi i Eustakut ndihmon ekuilibrimin e presionit mes veshti të mesëm dhe mjedisit të jashtëm. Ai mund të bllokohet herë pas here, si në rastet kur udhëtoni me avion.
Stimulim i receptorëve
Duke qenë se gypi i Eustakut shtrihet nga veshi i mesëm deri në faring, stimulimi i skajit të tij fundor mund të provokojë refleksin e kollës, pasi faringu ndjen një stimulim të tillë në skajin e largët të gypit të Eustakut. Kjo shkakton kollitje, edhe pse nuk ka asnjë objekt të huaj që duhet të largohet nga pasazhet e ajrit.
Pra me fjalë të tjera, kollitja ndodh për shkak të stimulimit të gypit të Eustakut dhe nuk ka të bëjë me asnjë pengesë në rrugët tuaja të frymëmarrjes.
Përdorimi i tamponëve të pambukut është diçka e gabuar
Nuk është një ide aspak e mirë të fusni një tampon pambuku në thellësi të kanalit të veshit. Ai mund të lëndojë ose çajë membranën timpanike,çka mund të shkaktojë infeksion të veshit të mesëm. Më e rëndësishmja, është që mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
Nëse kolliteni kur pastroni veshin tuaj, do të thotë që tamponi i pambukut është futur shumë thellë në kanalin e veshit dhe ka shkaktuar stimulim të gypit të Eustakut.
Mos harroni gjithmonë se kur kolliteni gjatë pastrimit të veshit, po e përdorni tamponin në mënyrë të gabuar. /Telegrafi/