Site icon Telegrafi

Për buzët nuk mjafton kremi

Njomja e vazhdueshme gjithashtu do t’i ndihmojë tharjes. Prandaj, për mbrojtje të buzëve përdorni yndyra me koncentrim të lartë dylli dhe vaji, të cilat do të formojnë filmin mbrojtës mbi buzë. Përdoreni yndyrë rrushi lirisht sa herë ndieni nevojë për të.
Madje, edhe nëse në buzë veni losion apo buzëkuq me faktor mbrojtës ndaj rrezeve UV, kjo nuk mjafton, ngase gjithë kohën buzët i lëpijmë dhe fshijmë efektin mbrojtës. Mu për këtë arsye, ilaçi më i mirë është melhemi për buzë në bazë të dyllit të bletëve, me faktorë mbrojtës, por edhe atë duhet ta vini pas çdo 30 minutave. /Telegrafi/
 

Exit mobile version