Site icon Telegrafi

Për Bunjakun, Superliga e vjetër

Ato janë të dhëna kryesisht pas rezultateve pozitive, të cilat po i kërkojnë duke u bazuar në lojtarë më të vjetër, e me më shumë përvojë. E ky fenomen, i cili në vendin tonë është prezent gjatë gjithë periudhës së pasluftës, nuk po i pëlqen aspak përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

Madje, ky i fundit është i shqetësuar me faktin se në edicionin e sivjetmë, skuadrat e Superligës akoma më pak po u japin hapësirë të rinjve, sesa në edicionin e kaluar. “Në këtë kampionat ka edhe më pakë lojtarë të rinj që aktivizohen, sesa në edicionin e kaluar. Kjo me gjasë për faktin se në edicionin e kaluar klubet kishin vështirësi më të mëdha financiare dhe detyroheshin të luanin me më shumë të rinj”, deklaroi për Arenën, Bunjaku, i cili në fundjavën që e lamë pas i përcolli nga tribunat dy ndeshje kampionale, Prishtina – Drita dhe Ferizaj – Trepça. “Dëshira ime është të luajnë sa më shumë të rinj. Kjo do të ishte në interes të futbollit kosovar, por edhe vetë klubeve”, thotë ai për Arenën.

Sipas Bunjakut, Kosova nuk po u ofron mundësi të mira për t’u zhvilluar futbollistëve të rinj të talentuar. “Te ne vazhdohet t’u thuhet futbollistëve 20 vjeç ‘të rinj’, kurse në Angli, për shembull, një 16 vjeçar punon 8 mijë orë, kurse te ne një 16 vjeçar nuk punon më shumë sesa 1500 orë”. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version