Kujdesi për bukurinë është një prej aspekteve më të rëndësishme për një femër.
Femrat kujdesen për dukjen e tyre në formë të ndryshme dhe make up-i përbën një pjesë të rëndësishme të dukjes.
Grimi realizohet për ditën dhe grimi i natës kërkon kujdes krejt tjetër.
Produktet e make up-it janë të ndryshme në vendin tonë, nga ato më të lirat e deri te produktet më prestigjioze që janë brende të respektuara në botë.
Platforma më e avancuar teknlogjike për matjen e opinionit publik, Pyper, ka hapur një sondazh për produktet e kozmetikës.
Ju mund të përgjigjeni duke dhënë mendimin tuaj për preferencat kozmetike dhe ku i bleni produktet për make up-in tuaj.
Në Pyper mund të merrni pjesë në sondazhe duke shkarkuar aplikacionin (iOS dhe Android) dhe duke u regjistruar në formë të thjeshtë. Për secilin sondazh të plotësuar ju do të fitoni rollerë që mund t’i konvertoni në formë të mbushjeve. /Telegrafi/