Telegrafi

Për Brad Pitt, vitet janë thjesht numra (Foto)

Brad Pitt dhe Marion Cotillard janë duke xhiruar filmin e tyre të ri, “Five Seconds of Silence”, ndërsa ditë më parë paparacit i kanë fotografuar ata gjatë xhirimit të skenave në Londër.

Në njërën prej skenave, aktori hollivudian shfaqet me një fëmijë në qafë, gjë të cilën e ka perfeksionuar në përditshmëri, duke qenë se po i rrit gjashtë fëmijë me partneren e tij, Angelina Jolie.

Ajo që bie në sy është se 52-vjeçari nuk e tregon aspak moshën e vërtetë që ka. Madje mediat kanë shkuar aq larg saqë e kanë krahasuar me karakterin Benjamin Button, i cili me kalimin e viteve bëhet më i ri.

“Five Seconds of Silence” është një triler romantik me regji të Robert Zemeckis, ndërsa ngjarja zhvillohet në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Filmi përcjell tregimin dhe jetën e një spiuni, i cili dashurohet në një agjente franceze gjatë një misioni në Afrikën Veriore. /Telegrafi/