Telegrafi

Për borxh, e sulmon me shufër metalike

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar në fshatin Uglar të Fushë Kosovës pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën, shtetas i huaj.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur me një shufër metalike lidhur me pagesën e një  borxhi.  Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.