Së fundmi, Apple ka njoftuar se do të fillojë të marrë porositë e para për kufjet Apple Vision Pro në SHBA.
Si me të gjitha produktet e tjera, edhe për Vision Pro do të ketë pengesa në marrjen e porosive të para.
Kjo ndoshta është edhe më e zbatueshme për kufjet e reja pasi analistët kanë parashikuar mungesa të harduerit dhe disponueshmëri fillestare të kufizuar për produktin.
Gjithashtu, procesi fillestar për porositjen e kufjeve do të kërkojë një skanim të fytyrës Face ID me një pajisje tjetër nga Apple.
Pra blerësit e mundshëm duhet të kenë gati një iPhone ose iPad për të kaluar procesin e blerjes.
Apple duket se dëshiron patjetër që Vision Pro të jetë një pajisje personale dhe e përshtatshme, por jo lehtë e ndarë me të tjerët.
Kufjet Vision Pro fillimisht do të jenë të disponueshme në tregjet amerikane me një variant prej 256 GB për 3,499 dollarë. /Telegrafi/