Për të gjithë ata që shtypin opsionin e dremitjes, nga 2,3,4 herë – gjë që e bëjnë 40 për qind e njerëzve – janë krijuar orët lëvizëse.
Pasi të bie zilja e alarmit, këto orë hidhen dhe rrotullohen, derisa t’i zini dhe t’i ndaloni.
Në këtë mënyrë, zgjoheni më shpejtë nga shtrati dhe e keni më vështirë të flini sërish.
Derisa Tocky hidhet në vend kur bie alarmi i caktuar, Clocky është edhe më i vështirë, sepse ka rrotë dhe ikën nëpër dhomë. /Telegrafi/