Egjipti ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Pasi ia dolën të fitonin kundër Bregut të Fildishtë në raundin e 16-të përmes penalltive, faraonët u shortuan ndaj Marokut në Stade Ahmadou Ahidjo për një vend në katërshen finale.
Dhe Mohamed Salah ishte edhe një herë lojtari i ndeshjes, duke bërë që Egjipti të kalonte në gjysmëfinale.
Derisa Maroko po fitonte 1-0 me golin e realizuar në minutën e shtatë, Salah i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar në minutën e 53-të, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.
Aty, ylli i Liverpoolit ishte sërish hero, por tani me një asistim te Trezeguet që shënoi golin e fitore në minutën e 100-të të vazhdimeve.
What a king Mo Salah ✨ pic.twitter.com/BZXZulVcEE
— murari chacha (@KayeReHalkat) January 30, 2022
Nuk mungoi edhe falënderimi i anëtarit të Aston Villës që mori këmbën e Salahut dhe u bë kinse po ia pastronte si shenjë për atë asistim brilant.
Natyrisht se momenti mes dy reprezentuesve të Egjiptit u bë viral në internet, me dyshen që u ngritën më pas të festonin së bashku. /Telegrafi/
https://youtu.be/kpg7AlbDBhM?t=540
Trezeguet cleaning Salah’s boot after providing the clutch assist. 🇪🇬👑 pic.twitter.com/eI1OJSuJ6s
— Samuel (@SamueILFC) January 30, 2022