Grupi xhihadist, Al Qaeda në Magreb Islam ka caktuar një nga zyrtarët e tij si pasardhës të algjerianit Abdelmalek Drukdel, i cili u vra nga forcat franceze në qershor në Mali, njoftoi sot aljazeera.
Al Qaeda njofton emërimin e udhëheqësit të saj të ri, algjeriani Abu Obaida Yusuf al-Annabi, kreu aktual i “Këshillit të Dinjitarëve”.
Sipas ueb-faqes amerikan, Counter Extremism Project (CEP), ky ish anëtar algjerian GSPC (Grupi Salafist për Predikim dhe Luftime), i cili ka qenë në listën amerikane të “terroristëve ndërkombëtarë” që nga shtatori i 2015, është gjithashtu kreu i filialit mediatik të Al Kaidës dhe shfaqet rregullisht në videot në grup.
Në një mesazh të lëshuar dje, Al Qaeda gjithashtu përmend ekzekutimin e fundit të misionarit zviceran, Beatrice Stockli, rrëmbyer në vitin 2016 në Sahel dhe ia atribuon vdekjen e saj një përpjekjeje nga “kryqtarët francezë” për ta liruar.
Më shumë se pesë mija trupa franceze janë vendosur në Sahel, si pjesë e operacionit Barkhana. /Telegrafi/