Site icon Telegrafi

Për adhuruesit e birrave dhe udhëtimeve: Vendet më të lira në botë për pijen e preferuar

Nëse jeni person që udhëtoni shpesh, padyshim se para secilës herë që udhëtoni e keni pak të vështirë ta gjeni lokacionin ku të shkoni, pasi që duhet të konsiderohen shumë faktorë.

Të shkoni diku në plazh apo në qytet? Një pushim vikendi apo një pushim më i gjatë? Të udhëtoni me autobus apo me aeroplan?… Çmimi i birrës?

Normalisht se nuk po themi që shumica e njerëzve udhëtojnë vetëm për të pirë birra diku tjetër, por ka adhurues të mëdhenj të birrës të cilët e kanë në konsideratë shijen dhe çmimin e saj para se të udhëtojnë diku.

Veç kësaj, pushimet janë gjithmonë periudha ideale për t’u relaksuar dhe alkooli shpeshherë është shoqëruesi më i mirë.

Sidoqoftë, më poshtë e keni listën me disa prej vendeve më të lira të birrave në botë, bazuar në çmimin e një shisheje 350ml.

1: Budapest – çmimi mesatar: 1.90 euro

2: Ljubljanë – çmimi mesatar: 1.89 euro

3: Varshavë – çmimi mesatar: 1.88 euro

4: Kairo – çmimi mesatar: 1.84 euro

5: Krakow – çmimi mesatar: 1.44 euro

6: Kiev – çmimi mesatar: 1.28 euro

7: Bratislavë – çmimi mesatar: 1.27 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version