Site icon Telegrafi

Për 72 orë, mbi 1 milion klikime kënga e re e Ledrit (Video)

Ditë më parë Ledri Vula ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “A jena mirë”.

E duket se kjo këngë është mirëpritur prej adhuruesve të muzikës nëse marrim parasysh numrin e klikimeve në YouTube.

Mbi 1.1 milion herë është shikuar për 72 orë kënga e re e Ledrit, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se vija melodike është punuar prej Big Bang në “Red Box”, gjersa videoklipi është shumë i veçantë dhe i realizuar deri në detaje nga EnterMedia.

Ndryshe, reperi ka filluar tashmë të punojë në projekte të reja muzikore, të cilat pritet ti publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version