Telegrafi

Për 61 vite, hoteli ka pasur disa “hapje të mëdha”, por asnjeri kurrë nuk ka fjetur në të (Foto)

Vendosja, përkatësisht pamja e hotelit është e përkryer për të respektuar të gjithë bukuritë e ishullit italian, transmeton Telegrafi.

Ishte vendosur afër banjove termale, gjë e cila supozohej se do të ishte një vend i përsosur për relaksim të turistëve.

Në vend të kësaj, ai u bë një objekt i lënë pas dore, i kompletuar me 300 dhoma në të cilat kurrë nuk ka fjetur asnjeri.

Hoteli është i vendosur në majë të një dalje shkëmbore në Monte Kronio, Sciacca, Sicilia jugore, në afërsi të Bazilikës së San Calogeros.

Pas gati 30 vjet të punëve në ndërtimin e tij, hoteli ishte vendosur që fillimisht të hapej në fillimin e viteve 1980.

Megjithatë autoritetet gabuan shumë kur nuk kishin vendosur se kush do të menaxhonte me të. Dhe kështu ai shkoi drejt dëmtimit.

Por, qeveria siciliane vendosi për një “përmirësim” dhe më në fund ishte vendosur që të hapej në vitin 1993.

Por, prapë kishte një pengesë.

Pavarësisht viteve të punëve të ndërtimit dhe rizhvillimit të mëvonshëm, hoteli nuk ishte i lidhur si duhet në një sistem drenazhimi.

Më vonë, një tjetër kompani kishte arritur marrëveshjen që të menaxhonte me hotelin në vitin 2000 kur autoritetet hartuan planin që më në fund të lidhnin hotelin me një sistem përkatës të drenazhit. Por kjo punë as që filloi ndonjëherë.

Gazeta italiane La Repubblica raporton se këshilli Sciacca kishte "harruar" për të kërkuar fondet e nevojshme për këtë projekt dhe planet e hotelit u lanë mënjanë edhe një herë, transmeton Telegrafi.

Dhe sot, pavarësisht pozitës së shkëlqyeshme në ishullin e bukur të Sicilisë, hoteli mbetet një testament i keqmenaxhimit dhe parave të tretura. /Telegrafi/