Një veprim tepër të guximshëm që e ka ndërmarrë një burrë, i ka ndihmuar të humb dhjetëra kilogram si dhe ta rinoj lëkurën e në veçanti atë të fytyrës.
Burri kishte konsumuar pa kontroll pije të ndryshme alkool, por nuk ka treguar se sa shpesh ka konsumuar, transmeton Telegrafi.
“Janë bërë më shumë se 500 ditë që kur kam hequr dorë nga alkooli. Me këtë veprim kam arritur të humb aq shumë kilogramë, sa që gruaja ime dyshon se diçka nuk është në rregull me gjendjen time shëndetësore. Nuk është problemi vetëm tek birrat dhe pijet tjera alkoolike, por tek ajo çfarë ushqimi hani”, ka deklaruar Meatteo.
Mjeku Damon Raskin, ka paralajmëruar se është e rëndësishme të pauzohet për një kohë të pacaktuar nga konsumimi i alkoolit, në veçanti nëse pini më shumë se dy pije në ditë. /Telegrafi/