Telegrafi

Për 5 vjet, Apple ka shitur 200 milionë iPad

Që nga fillimi i iPad-it të parë në 2010, Apple ka shitur më shumë se 200 milionë njësi të tabletëve iPad, dhe kompania amerikane ka prezantuar një numër të modeleve të reja gjatë pesë viteve të fundit.

Gjatë pesë viteve të fundit Apple ka prezantuar nëntë modele të ndryshme të iPad, të cilat përfshijnë edhe modelet sikurse iPad Mini 3 dhe modelet e tanishme të iPad Air 2.

Tregu global është në pritje të modeleve të reja të iPad nga Apple, që priten të vijnë më vonë gjatë vitit, dhe në mesin e të cilëve do të përfshihet edhe një model me ekran më të madh prej 12 inç, të cilin pritet që Apple ta quajë iPad Pro. (Telegrafi)