Site icon Telegrafi

Për 5 muaj autoritetet në Maqedoni kanë mbledhur 23,6 milionë euro nga pikat për pagesë në autostradë

Nga pagesa e taksës rrugore në pesë muajt e parë të këtij viti janë grumbulluar 1.454.587.856 denarë (23.651.835 euro) që në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2023 paraqet rritje apo më shumë të ardhura të realizuara për 132.635.906 denarë (2.156.681 euro).

“Tendenca për të ardhura të rritura të realizuara në vitin 2024 është konstante, me rritje prej 10,2 për qind për periudhën janar-maj të këtij viti”, informuan për AIM nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH).

Shuma e mjeteve të paguara të taksave rrugore është e ndryshme dhe lëvizë prej 155.827.545 denarë në Romanovc deri 53.038.529 denarë në Demir Kapi.

NPRRSH vitin e kalaur e përfundoi me të ardhura rekorde nga taksat rrugore në shumë prej 62 milionë eurove, për 100 për qind më shumë krahasuar me vitin 2020 kur pagesa ishte 34 milionë euro. Në vitin 2021 në atë bazë ishin inkasuar 46 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 53 milionë euro. Të ardhurat e përgjithshme të NPRRSH nga pagesa e taksës rrugore për vitin 2024 janë projektuar në shumë prej 4.400.000.000 denarë.

Sistemi i një “etikete” ka 1 864 shfrytëzues, platforma e re rajonale Toll4All

Të dhënat e NPRRSH tregojnë se sistemi për pagesë të përbashkët elektronike të taksës rrugore zbatohet në një “etiketë” gjatë udhëtimit në shtet dhe në Serbi, që është operativ nga fundi i qershorit të vitit të kaluar, deri më tani ka 1864 shfrytëzues.

“Një tag në dy shtetet e shfrytëzojnë mbi 1800 posedues të etiketave, apo më saktë 1864 shfrytëzues. Në periudhën prej se ka filluar operimi funksional, çdo ditë shfrytëzohen dhe mbi 21 milionë denarë janë paguar nga shfrytëzimi i etiketave serbe në Maqedoni”, thonë nga NPRRSH.

Lidhur me përfitimet nga projekti, siç vlerësojnë, efekti pozitiv shihet edhe në zgjerimin e platformës së re Toll4All në të cilët do të prëfshihen edhe shtetet e rajonit, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Greqia.

Në atë projekt po punohet aktivisht, ndërsa plotësisht do të ketë njoftim nga çasti kur do të përfshihen edhe shtetet e tjera.

Një “etiketë” funksionon si aktivitet nga nisma “Ballkani i Hapur”. Etiketa (transponderi mikrovalë) duhet të regjistrohet (rikonfigurohet) në ueb portalin openbalkan-etc.com.

Këtë vit janë shitur 7 501 MKartela dhe 5 983 pajisje MEtiketa

Sistemi elektronik për pagesë të taksave rrugore në shtet ishte vendosur në korrik të vitit 2019. Të dhënat e fundit tregojnë se trendi i shfrytëzimit të pajisjeve electronlike lëvizë sipas linjës në rritje dhe tashmë është rritur në 30 për qind, përkatësisht sipas NPRRSH, qytetarët fillojnë t’i kuptojnë përfitimet nga kalimi i shpejtë dhe efikas i pikë-pagesave me M-kard dhe M-etiketë. Në pikë-pagesa në të cilat funksion pagesa elektronike, pjesëmarrja e pajisjeve elektronike lëvizë prej 28 për qind deri 40 për qind.

Nga fillimi i këtij viti, për periudhën janar-maj, janë shitur 7501 pajisje MKartela dhe 5983 pajisje MEtiketa. Për mbushjen e tyre në këtë vit ka gjithsej 194.853 operacione individuale. Është fakt, vlerësojnë nga NPRRSH, se tendenca e rritjes së pjesëmarrjes së pajisjeve elektronike në pagesën e taksës rrugore po rritet në mënyrë konstante.

Prej vitit 2019, ndërkaq, kur është vendosur pagesa elektronike deri më tani janë shitur 177.688 pajisje M-kartela dhe 27.088 pajisje M-etiketa. Megjithatë, 57 për qind e pjesëmarrësve në komunikacion ende preferojnë të paguajnë me para të gatshme, ndërsa 12,23 për qind paguajnë me përdorimin e kartelave pagesore për pagesë.

Krahas shtatë stacioneve pagesore në Korridorin 10, prej kohë më parë pagesë elektronike ka edhe në pikë-pagesat Gllumovë dhe Zhelinë, si pjesë e projektit për modernizim të stacioneve pagesore të Korridorit 8.

Stacioni pagesor Gllumovë funksionon tërësisht elektronik më 4 prill të këtij viti, ndërsa stacioni pagesor Zhelinë, u transformua në sistem elektronik një muaj më vonë, më 3 maj të këtij viti. procesi, siç theksojnë nga NPRRSH, vazhdon edhe më tej.

Me projektin për modernizim të Korridorit 8 janë përfshirë edhe stacionet Milladinovc, Tetovë dhe Gostivar.

Exit mobile version