Old-timer në gjendje origjinale “Ferrari 365 GTB/4” ka parë dritën pas më shumë se 40 vjetësh sa kishte qëndruar i braktisur në një garazh.
Bëhet fjalë për një Ferrari 365 GTB ‘Daytona’ që u gjet në Japoni pritet të shitet përmes një ankandi muajin e ardhshëm dhe parashikohet që vlera e tij të arrijë deri në 2 milionë dollarë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një old-timer i cili thuhet se ka qëndruar për rreth 40 vite nën pluhur, i braktisur.
Bëhet e ditur se në periudhën prej vitit 1969 deri 1973 janë prodhuar 1200 njësi të këtij modeli – “Ferrari 365 GTB/4”.
Ajo çfarë e bën të veçantë këtë Ferrari është fakti se ai ende është në gjendje origjinale dhe kilometrat e paktë të kaluar, vetëm rreth 36 mijë. /Telegrafi/